Marrëveshje para 1 shtatorit? Qytetarët në Kosovë: Vuçiç po mundohet të fitojë kohë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për qytetarët në Kosovë, mosdakordësimi dhe mosarritja e një marrëveshje mes kryeministrit Kurti e presidentit serb në Bruksel ishte e pritshme.

Ata kërkojnë nga ndërkombëtarët, presion të shtuar ndaj Aleksandër Vuçiç, duke theksuar se Serbia tashmë e ka humbur Kosovën dhe kjo nuk mund të zhbëhet.

E teksa vëmendja është përqendruar tek fjalimi i Vuçiç, njoftuar për të dielën mbrëma, qytetarët thonë se ky është plani i Beogradit, që të fitojë kohë e të shtyjë marrëveshjen me Kosovën. 

Edhe pse një marrëveshje këtë javë në Bruksel nuk u arrit, përfaqësuesi i BE, Josep Borrell, tha se palët janë zotuar për vazhdim të bisedimeve, e ndoshta mund të rikthehen në tryezën e dialogut para 1 shtatorit.

Por deri atëherë, qytetarët shqiptarë e serbë, kryesisht në veri të Mitrovicës, i tremben një përshkallëzimi të tensioneve.

Share This Article