Marseille bie në Champions, fitojnë Rangers dhe M. Haifa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas ndeshjeve të para në turin e tretë të Champions League, gjithçka mbetet ende e hapur. Marseille humbi në mënyrë surprizë në fushën e Panathinaikos, me rezultatin 1-0.

Francezët vuajtën faktin që luajtën në inferioritet numerik, pas kartonit të kuq të minutës së 65-të, të blerjes më të re të skuadrës, Kondogbia. Marseille kapitulloi 7 minuta përpara fundit të lojës, me Bernard që i dha avantazhin grekëve.

Fitore regjistruan Maccabi Haifa e Rangers. Izraelitët hipotekuan fazën play-off pas fitores 2-1 në fushën e Slovan Bratislava.  Pierrot dhe Saba shënuan golat e triumfit në 15 minutat e para të lojës, teksa autogoli i Seck në mes i lë ende shpresa sllovakëve të besojnë te përmbysja e madhe.

Me rezultatin 2-1 fituan edhe Rangers, që thyen Servette. Edhe skuadra nga Glasgou shënoi dy herë në 15 minutat e para të sfidës, me penalltinë e Tavernier dhe Dessers.

Zviceranët nuk u dorëzuan, duke shkurtuar diferencën në fundin e pjesës së parë me Bedia dhe do të provojnë të bëjnë surprizën e madhe në ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Share This Article