Marseja humbi Europën në sekondat e fundit, habit mbrojtësi: Nuk e dinim se kualifikoheshim me barazimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marseja humbi 2-1 me përmbysje ndaj Tottenham, duke i thënë lamtumirën jo vetëm Champions League, por edhe pjesëmarrjes ngushëlluese në Europa League.

Për këtë objektiv të fundit, dytësor por gjithsesi të kënaqshëm për dimensionin e ekipit francez, do të kishte mjaftuar edhe një barazim, ndërkohë që ata u goditën në minutat e fundit (‘95), në kundërsulm.

Një qasje taktike pothuajse e pakuptimtë, e parë nga jashtë, por që morri domethënie nga fjalët e mbrojtësit Chancel Mbemba, i cili pranoi se lojtarët nuk ishin minimalisht në njohuri që barazimi do të ishte një rezultat i vyer për rrugëtimin europian, duke parë edhe ecurinë e ndeshjes tjetër të grupit, që përfundoi 1-2 për Eintracht ndaj Sportingut të Lisbonës.

“Në fushë nuk ishim në dijeni, ka patur një mungesë komunikimi. E kishin urinë për të fituar, por nuk e dinim që një barazim mund të mjaftonte”, rrëfeu në transmetim direkt 28-vjeçari, duke krijuar jo pak habi, nga momenti që mendohet se një ekip profesionist duhet t’i bënte përllogaritjet më mirë.   

Share This Article