Martesa e parë e një kryeministri pas 200 vjetësh në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson u martua me bashkëjetuesen e tij Carrie Symonds në një ceremoni sekrete që u mbajt të dielën në Katedralen Westminster.

Kryeministri dhe bashkëshortja e tij kishin më shumë se 6 muaj që e kishin planifikuar këtë ceremoni.

Vetëm një numër i vogël zyrtarësh të kishës ishin të përfshirë në përgatitjet dhe 30 personat e pranishëm u ftuan në minutën e fundit.

Boris 56 dhe Carrie 33 vjeçe zgjodhën të kurorëzoheshin në katedralen kryesore katolike romake të Londrës, 2 km nga Downing Street.

Boris Johnson dhe Carrie Symonds u martuan në një ceremoni sekrete në Katedralen Katolike Westminster përpara 30 të ftuarve.

Johnson është Kryeministri i parë që u martua ndërsa ishte në detyrë për 199 vitet e fundit që kur Lord Liverpool u martua me Mary Chester në 1822.

Share This Article