Martohet vajza e Jakup Krasniqit, shkon në Hagë për të marrë urimin nga babai i saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gresa Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot është martuar, ndërsa urimin e parë për martesë e ka pranuar nga babai i saj, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Gresa Krasniqi, në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, ka publikuar disa fotografi me bashkëshortin e saj para Gjykatës Speciale, transmeton Telegrafi.

“Dita e parë, urimi i parë prej babit”, ka shkruar ajo mbishkrim mbi fotografitë  e publikuara.

Ndryshe, më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

https://www.facebook.com/gresa.jk/posts/6479170205473388?ref=embed_post
Share This Article