• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
“Marubi”, muzeu i parë dhe i veçantë i fotografisë në Shqipëri

“Marubi”, muzeu i parë dhe i veçantë i fotografisë në Shqipëri

by albnews
6 April, 2021
in Albania
0
14
VIEWS

Pjesë e koleksionit të fotografive janë tematika të ndryshme që i përkasin kulturës shqiptare, urbanistikës, veshjeve kombëtare shqiptare, përfaqësive të huaja diplomatike, personaliteteve dhe zyrtarëve të lartë, ngjarjeve të ndryshme në vend

Shkodër

Fatjon Cuka

Hapja e studios së parë fotografike në vitin 1856 në Shkodër, do të shënonte edhe fillimin e rrugëtimit të gjatë të një prej institucioneve unike të fotografisë shqiptare, me një trashëgimi kulturore unike.

Muzeu përmban një koleksion të rrallë me rreth 500 mijë negativë

Aktiviteti i studios së themeluar nga piktori dhe fotografi italian Pietro Marubi (Pjetër Marubi) do të pasurohej edhe nga breza të tjerë fotografësh nga familja Marubi, si nga shqiptarët që e trashëguan studion duke marrë edhe mbiemrin, Kel Marubi dhe djali i tij, Geg Marubi, por edhe të tjerë fotografë shqiptarë.

Në vitin 1970 u themelua Fototeka “Marubi” dhe në maj të vitit 2016, me koleksionet e fototekës u inaugurua Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër, i cili sot konsiderohet si një nga muzetë unik në Evropë.

Muzeu sot përmban një koleksion të rrallë me fotografi me rreth 500 mijë negativë në teknika dhe formate të ndryshme, si dhe aparate fotografikë, dokumente të ndryshme dhe portrete të fotografëve shqiptarë.

Dosja “Marubi” gati për dorëzim pranë UNESCO-s

Ndërkohë, në lidhje me ketë muze është zyrtarizuar nga institucionet shqiptare plotësimi përfundimtar i dosjes “Marubi” e cila do të paraqitet për kandidim pranë UNESCO-s, në programin “Memory of the World Register”, program i cili mbron trashëgiminë kulturore dokumentare të njerëzimit.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA) drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Luçjan Bedeni, shprehet se historia e arkivit të këtij muzeu fillon nga një italian i cili për shkak të disa problemeve politike në Itali ai emigron në Shqipëri, që vendos të hapë studion e tij të fotografisë në Shkodër.

“Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në brendësinë e tij ka një prej arkivave do të thoja më të mëdha të Evropës sa i përket fotografive, duke qenë se në këtë arkiv ndodhen rreth gjysmë milioni imazhe. Imazhet i përkasin harkut kohor që nga vitet 1858 deri në vitet 1980. Kjo patjetër që është një periudhë e mirë dokumentuar nga të gjithë këto fotografë të cilët janë rreth 13 të ndryshëm në arkivin e Muzeut Marubi”, thekson Bedeni.

Bedeni shprehet se në Shtetin Osman, në periudhën e Sulltan Abdulhamitit të Dytë, lulëzoi edhe fotografia, ndaj jo më kot sipas tij, “kemi edhe prezencën e Marubit në Shkodër, apo të shumë fotografeve të tjerë, edhe në Stamboll”.

Në arkivin e muzeut gjenden gjysmë milioni imazhe prej të cilave sipas Bedenit gjysma i përkasin materialit të filmave në negativ dhe pjesa tjetër janë negativë prej xhami. “Të gjitha këto janë unike, nuk është se janë kopje të stampuara, ndaj dhe kjo është një veçanti e muzeut tonë që e rendit muzeun në një ndër muzetë me arkivat më të veçanta të Evropës. Ne jemi kandidat për t’u bërë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s”, thekson drejtori i këtij institucioni muzeor.

Pjesë e koleksionit janë tematika të ndryshme

Pjesë e koleksionit të fotografive janë tematika të ndryshme që i përkasin kulturës shqiptare, urbanistikës, veshjeve kombëtare shqiptare, përfaqësive të huaja diplomatike në Shqipëri, personaliteteve dhe zyrtarëve të lartë, ngjarjeve të ndryshme politike dhe kulturore në vend, diplomatëve të ndryshëm dhe familjeve shkodrane.

Në muze ka edhe një numër të konsiderueshëm të aparateve fotografikë dhe sendeve të tjera ndihmëse për realizimin e fotografive, ndërsa një pjesë e koleksionet të imazheve është digjitalizuar dhe është online për publikun.

“Fotografitë u përkasin 13 fotografëve, i përkasin familjes Marubi dhe pastaj disa fotografëve të tjerë në periudha të ndryshme kohore deri në vitet 1980, të cilët janë të gjithë fotografë shqiptarë dhe janë kryesisht nga Shkodra”, tregon më tej Bedeni.

Përveç të realizuara në Shkodër, fotografitë kanë një shtrirje edhe në qytete të tjera të vendit, si Tiranë, Durrës, dhe nga udhëtimet që vetë fotografët bënin në disa shtete.

Vizitorët dhe studiuesit kanë një interes të konsiderueshëm për muzeun, një interes që ka qenë gjithnjë në rritje deri në momentin e pandemisë dhe Bedeni thekson se pandemia ka një efekt negativ në numrin e turistëve.

Krijimi i këtij muzeu synon ruajtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie kulturore unike në kulturën shqiptare dhe zhvillimin e mëtejshëm të artit dhe studimeve rreth fotografisë.

Previous Post

Protesta/ Sa kafshë ka shfarosur deri tani Bashkia e Tiranës?

Next Post

Britania paraqet skemën e pasaportave të brendshme të vaksinimit

albnews

albnews

Related Posts

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta
Albania

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40
Albania

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025
Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’
Albania

Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’

13 May, 2025
Next Post
Britania paraqet skemën e pasaportave të brendshme të vaksinimit

Britania paraqet skemën e pasaportave të brendshme të vaksinimit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4696 shares
    Share 1878 Tweet 1174
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2391 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM