ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
‘Askush nuk do ta mbështesë’: Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA-së 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Investimet e huaja në Shqipëri do të kalojnë në filtrin e SHBA/ Ambasada amerikane sqaron mekanizmin 3 hours ago
Propozimi amerikan për luftën Rusi-Ukrainë, Putin: Plan i SHBA-së mund të ‘përdoret si bazë për paqen përfundimtare 3 hours ago
RENEA rrethon banesën në Pukë/ Identifikohet 24-vjeçari me prirje radikale që fshihet brenda shtëpisë, thërret ‘Allahu Ekber’ 3 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

Mary Camaj promovon identitetin e saj kombëtar përmes xhubletës

albnews by albnews
13 August, 2024
in Diaspora
0
Mary Camaj promovon identitetin e saj kombëtar përmes xhubletës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në manifestimin kulturor “Logu i Bjeshkëve”, mbajtur në skajin më verior të Shqipërisë, në Kelmend, mes dhjetëra vajzave të veshura me xhubletën tradicionale të Malësisë ishte edhe vajza shqiptaro-amerikane Mary Camaj.

E lindur në New York nga prindër emigrantë nga Hoti dhe Kastrati i Malësisë së Madhe, Mary kërkon të njohë dhe ruaj rrënjët e saj shqiptare, nga Malësia e Madhe, një zonë kjo me tradita të shumta kulturore dhe atdhetare.

RelatedPosts

Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve, Lamallari takon ministrin britanik: Stereotipet janë të padrejta

Sekretarja e Brendshme britanike njoftoi dëbimin e 700 familjeve shqiptare, Rama: Britania, e divorcuara e hidhur e Evropës!

Greqi/ Lumi Aliakmonas del nga shtrati, dëmtohet ura historike në Kostur

Mes shumë vlerësimeve, në “Logun e Bjeshkëve” ajo u nderua me çmimin “Miss Xhubleta”, çmim të cilin ajo thotë se ja kushton të gjitha vajzave dhe grave, të cilat, duke ruajtur identitetin e tyre kombëtar, e veshën xhubletën gjatë rrugëtimeve të tyre nëpër botë.

“Kudo që jam në Botë, Malësinë e kam në zemër. Xhubleta është thesari jo vetëm i Shqipërisë, por i gjithë shqiptarisë. Kështu që, jam shumë krenare që erdha këtu sot. Te gjitha femrat, kudo në botë, të cilat kanë veshur xhubletën, sot unë jam duke e veshur xhubletën për ata”.

Pjesëmarrëse e disa grupeve kulturore të shqiptarëve në Amerikë, Mary u bë e njohur edhe në Shqipëri për paraqitjen e saj me xhubletë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin e Kolombias, për të cilën ajo thotë se mori shumë mbështetje përmes rrjeteve sociale nga bashkëkombasit e saj, gjë që e ka bërë krenare për rrënjët e saj shqiptare.


“E bëra për të plotësuar një ëndërr që e kam pasur. Që në momentin që u pranova në universitet e dija që, kurdo që të diplomohem, do të veshi xhubletën e vajzërisë që e kam në shtëpi. Por, kur erdha këtu në Shqipëri, edhe përmes rrjeteve sociale, kam marrë vlerësim.

Unë e them gjithmonë se nuk ka vlerësim më të madh se një vlerësim prej një shqiptari tjetër. Kështu që, të tanë jemi bashkë, të tanë jemi një. Jam shumë mirënjohëse dhe krenare dhe shpresoj që çfarëdo që të bëj unë në jetë të sjell krenari këtu, në tokën amë”.

E vetëdijshme për identitetin e saj kulturor, Camaj vlerëson, përmes manifestimit “Logu i Bjeshkëve”, trashëgiminë e pasur kulturore të Kelmendit dhe Malësisë së Madhe dhe fton bashkëmoshatarët e saj në diasporë që të vijnë dhe të marrin pjesë.

“Nuk ka gjë më të bukur sesa “Logu i Bjeshkëve” për Malësinë dhe, shpresoj që për çdo vit të bëhet edhe më mire. Dhe shpresoj që, sa më shumë vajza, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe diaspora, të vijnë dhe të marrin pjesë”.

E ndaluar gjatë periudhës së regjimit komunist, veshja më e hershme e shqiptarëve, xhubleta, është rishfaqur vitet e fundit duke tërhequr admirimin dhe vëmendjen e studiuesve dhe publikut për madhështinë, larminë e motiveve dhe mjeshtërinë punimit, duke u përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

‘Askush nuk do ta mbështesë’: Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA-së

‘Askush nuk do ta mbështesë’: Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA-së

25 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

25 November, 2025
Investimet e huaja në Shqipëri do të kalojnë në filtrin e SHBA/ Ambasada amerikane sqaron mekanizmin

Investimet e huaja në Shqipëri do të kalojnë në filtrin e SHBA/ Ambasada amerikane sqaron mekanizmin

25 November, 2025
Propozimi amerikan për luftën Rusi-Ukrainë, Putin: Plan i SHBA-së mund të ‘përdoret si bazë për paqen përfundimtare

Propozimi amerikan për luftën Rusi-Ukrainë, Putin: Plan i SHBA-së mund të ‘përdoret si bazë për paqen përfundimtare

25 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result