U firmos marrëveshja për blerjen e 33 autobusëve të rinj me gaz, me qëllim që të luftojnë ndotjen në Shkup dhe të kursejnë para.
Drejtori i NPS-së, Hristjan Çushkov tha se “Autobusët me të cilët po furnizohemi nuk do ta ndotin ajrin…”
Kështu tha drejtori i Ndërmarrjes Publike Qarkulluese Hristjan Çushkov, të cilin në kohën që po fliste për luftimin e ndotjes, e deri në mbarimin e kësaj konference, vetura e tij e priste me motorin ndezur për më shumë se 30 minuta, duke ndotur ajrin por edhe duke shpenzuar karburant.
Sidoqoftë, 210 autobusët dizel që qarkullojnë çdo ditë nëpër kryeqytet, brenda 7 muajsh nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të ju shtohen edhe 33 autobus me gaz, të cilët ndotin 700% më pak se autobusët aktual. I pyetur nga Alsat se kur do të zëvendësohet edhe pjesa tjetër dërmuese e autobusëve dizel, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov thotë se pret mbështetje nga ana e ekzekutivit.