Masa ndaj Berishës/ Boçi: Nuk e dorëzojmë opozitën dhe pluralizmin te Rama

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luçiano Boçi në një komunikim të drejtpërdrejtë për rubrikën “Opinion” në News24, foli për masën ndaj Sali Berishës dhe tubimin e djeshëm poshtë banesës së ish-kryeministrit.

Boçi u shpreh se nuk do lejojnë që opozita dhe pluralizmi të dorëzohet te kryeministri Edi Rama, ku këtë të fundit e akuzoi se po godet kryetarin e opozitës. Ndërsa në lidhje me masën ndaj Berishës, tha se është një rast i paprecedentë, teksa shtoi se ky vendim po ngjall revoltë dhe zemërim te qytetarët.

Ndër të tjera, Boçi lajmëroi për një tjetër tubim sot, në orën 17:30.“Organizmi i djeshëm poshtë banesës së ish-kryeministrit ishte spontan, ashtu siç ndodhi edhe më datë 31 dhjetor. U shpreh solidariteti për Berishën dhe zemërimin që ‘drejtësia e re’ ndërmori ndaj tij. Berishës i është ndaluar edhe komunikimi, megjithatë gjykata ka vlerësuar politikisht vendimin e saj. Situata është e paprecedentë, pasi është lobuar në mënyrë të pistë ndaj opozitës, ku në fund i goditet drejtuesi, njeriu që ka luajtur një rol kyç në kapërcimin e diktaturës në demokraci.

Dua të theksoj se vendimi ndaj Berishës është antikushtetues. Ligji konsiderohet i barabartë, por duhet të jetë i tillë dhe për ato institucione, si p.sh Prokuroria Speciale. Këto institucione qartazi nuk e kanë respektuar ligjin për zotin Berisha. Nuk ka përputhje të hetimit ndaj tij dhe masës së arrestit. Nuk ka arsyetim në gjoja mosrespektim të paraqitjes së ish-kryeministrit. Berisha ka qenë aty 24/24 me deklarata.

Ka një frikë sigurisht nga ana e mazhorancës, e cila po godet kryetarin e opozitës. Është dëshmuar tashmë se është një frikë e brendshme e Ramës. Dihet fryma dhe shtysa që ai i ka dhënë SPAK-ut për zotin Berisha. Ne jemi këtu dhe nuk e dorëzojmë opozitën te Rama. Situata të tilla ku goditet kreu i opozitës ngjall revoltë dhe zemërim, dhe kjo duket qartë te qytetarët.

Dua të bëj me dije se sot do të ketë një tjetër grumbullim, do të fillojë rreth orës 17:30.”, u shpreh Boçi.

Share This Article