Një ngjarje e rëndë ka ndodhur jashtë një xhamie këtë të premte në Afganistan. Një bombë shpërtheu duke i marrë jetën të paktën 18 personave, ndërsa 21 të tjerë mbetën të plagosur.
Mes viktimave ishte edhe një klerik i lartë pro talebanëve, i cili pak kohë më parë bëri thirrje për prerje koke ndaj atyre që bëjnë shkeljen më të vogël ndaj qeverisë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë të tmerrshme, me viktimat që gjenden të shtrirë e të larë në gjak jashtë xhamisë.
“Mujib Rahman Ansari, disa roje të tij e shumë civilë janë vrarë jashtë një xhamie”, tha një zëdhënës i policisë.