Të shtëna me armë janë regjistruar pak pas mesites në drejtim të një makine në zonën e Fushë Krujës.
Sipas të dhënave paraprake ngjarja ka ndodhur pranë urës së Fushë Krujës, ndërsa raportohet për 3 të vdekur.
Mjeti ndaj të cilit është qëlluar me armë zjarri ka dalë jashtë rrugë dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Në zonë ka shkuar Policia e cila ka rrethuar vendngjarjen dhe po punon për gjetjen e autorëve.
Atentati në Fushë Krujë, një nga viktimat i arrestuar më parë për shpërndarje kokaine
Mësohet se njëri nga viktimat, i cili është qëlluar me armë, është Diklen Vata, ndërsa dy persona janë shkrumbuar nga flakët që përfshinë automjetin.
Atentati me 3 të vdekur në Fushë Krujë, policia me deklaratë zyrtare
Njoftimi i policisë për ngjarjen
Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volswagen Passat” është qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar.
Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.
Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volsëagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.
Në brendësi të automjetit është konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.