ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë 6 hours ago
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës 6 hours ago
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri 6 hours ago
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA 6 hours ago
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Masakër në Kfar Aza të Izraelit! Hamasi vret 200 izraelitë, disa digjen të gjallë! U priten kokat burrave, grave dhe 40 fëmijëve 

albnews by albnews
11 October, 2023
in Bota
0
Masakër në Kfar Aza të Izraelit! Hamasi vret 200 izraelitë, disa digjen të gjallë! U priten kokat burrave, grave dhe 40 fëmijëve 
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link


Ata që jetuan dhe mbijetuan në qytetin Kfar Aza, dy kilometra larg Rripit të Gazës e quajnë atë “këndi ynë i vogël i Parajsës”, por dita e djeshme për vendasit do të mbahet mend si një ditë ferri.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Ditën e djeshme ushtria izraelite dërgoi një grup të vogël gazetarësh në Kfar Aza, ku njëri prej gazetarëve tha se sulmi në atë vend ishte njësoj si sulmet në Bucha, qytetin në periferi të Kievit që është bërë simboli i masakrave të luftës në Ukrainë, ku shihen familje që ishin shuar, shtëpitë e djegura, trupat e grave, fëmijëve dhe të moshuarve të masakruar, ku disa prej tyre u ishin prerë kokat, ndërsa disa të tjerë përpiqeshin të fshiheshin ose të arratiseshin. Kjo ishte një kopje të tmerrshme të metodave më brutale të zbatuara nga ISIS në Siri dhe Irak.

Mes të vrarëve në këtë mënyrë, sipas TV izraelit i24, ka edhe 40 fëmijë. Është padyshim skena më e keqe ndër ato tashmë të tmerrshme që po shfaqen ditët e fundit teksa ushtria izraelite rifiton plotësisht zonën e përleshjeve. Edhe një reporter tjetër e përkufizoi atë si një masakër ndaj hebrenjve, të ngjashme me të cilën nuk ishte parë që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore

Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) nuk dëshironin të konfirmonin lajmin për prerjen e kokës së fëmijëve, por në vend të kësaj konfirmuan se disa personave iu pre fyti. Fillimisht jozyrtarisht, pastaj duke u mbështetur në fjalët e ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, ata pranuan krimin e bërë:

“Kushdo që vjen për të prerë kokat, për të vrarë gra dhe të mbijetuarit e Holokaustit do të eliminohet pa kompromis. Nuk mund të presësh asgjë tjetër: ata nuk do të kenë kurrë guximin t’u thonë gjyshërve apo dajave se nipërve u është prerë fyti për vdekje”.

Ushtria as nuk ka dashur të japë një numër përfundimtar të viktimave të Kfar Azës, sepse kontrollet nëpër shtëpia vazhdon dhe numri i viktimave mund të rritet nga momenti në moment. Vetëm 200 viktima u gjetën në një fshat të themeluar në vitin 1951 (tre vjet pas lindjes së shtetit të Izraelit) i cili kishte nga 750 deri në 800 banorë. Cilido qoftë numri i viktimave, as deklaratat zyrtare nuk lënë asnjë dyshim për tragjedinë e ndodhur në Kfar Aza, por një zëdhënës deklaroi:

“Nuk mund të konfirmojmë asnjë shifër. Është një masakërnë të cilën u masakruan brutalisht gra, fëmijë, të sapolindur dhe të moshuar me metoda veprimi të denja për Shtetin Islamik”.

Imazhet e publikuara nga televizionet dhe agjencitë e lajmeve tregojnë se dhjetëra kufoma të burrave të Hamasit janë ende në mes të rrugës. Më shumë se 70 ushtarë mbërritën për të kryer masakrën. Për fat, ata që arritën të shpëtonin veten janë gjallë, ndoshta sepse shtëpia e tyre ishte në një rrugë anësore ose sepse dikush tjetër humbi jetën për të mbrojtur ndonjë person të familjes. Ky është rasti i çiftit që mbylli binjakët e tyre në një prej dhomave të shtëpisë, të cilët më pas dolën jashtë duke u përballur me ushtarët, vetëm për të shpëtuar fëmijët e tyre. Fëmijët u shpëtuan mbrëmjen e së shtunës nga ushtarët që i dëgjuan të qanin.

Një tjetë banor, Avidor Schwartzman, u tha gazetarëve se ai u fsheh me gruan dhe vajzën e tij për 10 muaj për 20 orë në dhomën e shtëpisë së tij, i cili kishte dalur jashtë vetëm kur kishte dëgjuar zërat e ushtarëve izraelitë. Ai nuk e di se pse nuk i ishte djegur shtëpia apo se pse nuk i kishin hyrë ushtarët brenda, por vetëm tregoi se çfarë ndodhi kur hapi derën:

“Ne u gjendëm para ferrit. Kudo kishte trupa. Gjithçka ishte djegur dhe shkatërruar, kishte vetëm gjak përreth”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

13 December, 2025
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

13 December, 2025
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

13 December, 2025
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result