Masakër në Malin e Zi, 34-vjeçari vret 11 persona pas sherrit në familje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

BALLKANI

Masakër në Malin e Zi, 34-vjeçari vret 11 persona pas sherrit në familje

Gjon Gjeka

Publikuar më: 12/8/2022, ora 19:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malin e Zi. Një 34-vjeçar, Vuk Boriloviç, ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë 11 persona, ndërsa ka lënë të plagosur disa të tjerë, në Cetinjë.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se fillimisht konflikti ka nisur në familjen e autorit, ku ai ka marrë armën dhe ka qëlluar, më pas ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar edhe fqinjët dhe kalimtarët.

Bëhet me dije se autori ka qëlluar edhe ndaj policisë, të cilët kishin mbërritur në vendngjarje. Pas shkëmbimit të zjarrit, autori ka mbetur i vrarë, ndërsa disa policë janë plagosur.

Ndërkohë, mësohet se janë qëlluar edhe disa fëmijë.

4 të plagosur janë transportuar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Share This Article