Të paktën 18 persona janë varë dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në qytetin e Totalapan.
Sulmi u ndërmor nga një grup i maskuar, ndërkohë që motivet mendohet të lidhen me trafikun e drogës.
Mes viktimave është dhe kryetari i Bashkisë, Conrad Mendoza dhe babai i tij, i cili gjithashtu më herët kishte drejtuar bashkinë e qytetit.
San Miguel Totolapan është një qytezë e largët në Tierra Caliente, e cila është një nga zonat më me konflikte të Meksikës, për shkak të bandave të shumta të trafikut të drogës.
Në vitin 2016, vendasit të lodhur me rrëmbimet nga banda lokale “Los Tequileros” rrëmbyen nënën e shefit të saj për të nxitur lirimin e të tjerëve.