Masakra e Tivarit, krim kundër njerëzimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kujtoi sot 75-vjetorin e Masakrës së Tivarit, duke thënë se hyn në radhën e krimeve kundër njerëzimit.

Kreu i shtetit tha se pavarësisht ngufatjes së gjatë, shqiptarët kurrë nuk e harruan këtë krim monstruoz, për të cilin askush nga ideatorët dhe ekzekutuesit nuk është vënë para drejtësisë.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Pas shuarjes së kryengritjes të komandantit Shaban Polluzha, Masakra e Tivarit është ndër krimet më të rënda ndaj shqiptarëve në vitin 1945. Të çarmatosur, të uritur, të etur, mijëra shqiptarë u nisën drejt vdekjes së planifikuar nga kreu ushtarak dhe politik jugosllav. Ky krim u përpoq të minimizohet dhe të heshtet në politika jugosllave dhe serbe në kontekstin e fitores mbi fashizmin, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Por, pavarësisht ngufatjes së gjatë, shqiptarët kurrë nuk e harru an këtë krim monstruoz, për të cilin askush nga ideatorët dhe ekzekutuesit nuk është vënë para drejtësisë.

Masakra e Tivarit hyn në radhën e krimeve kundër njerëzimit, e kryer sot e 75 vjet më parë.

Masakrën e Tivarit e ka kujtuar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Ka thënë se ajo është ndër faqet më të errëta të historisë së Ballkanit.

Postimi i Haradinajt:

Tragjedia e Tivarit, një ngjarje e mohuar nga qeveritë komuniste, është ndër faqet më të errëta të historisë së Ballkanit.
Kolonat e të rinjve kosovarë, të mobilizuar për luftë antifashiste, u tradhtuan dhe u vranë si gjatë rrugës, ashtu edhe në Tivar e Dubrovnik, prej fundit të marsit e deri në gjysmën e prillit 1945.

Duke kujtuar të gjithë ata që ranë, e që janë mbi 4000, por edhe ata që i shpëtuan ferrit të Tivarit, apeloj që kjo ngjarje të zbardhet sa më shumë nga historia, pa anime politike e ideologjike. 

Lavdi të rënëve!

Share This Article