Masakra me viktima dhe të plagosur/ Von der Leyen: E tronditur nga sulmi në plazhin australian. Ne jemi kundër dhunës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“E tronditur nga sulmi tragjik në Bondi Beach, shkruan sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në platformën X, pas sulmit me 12 viktima në një plazh australian.

”U dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe të dashurve të viktimave”, shton ajo.

”Evropa qëndron me Australinë dhe komunitetet hebraike kudo që janë. Ne jemi të bashkuar kundër dhunës, antisemitizmit dhe urrejtjes”, përfundon Von der Leyen.

Të paktën 12 persona u vranë të dielën në Sidnej, pas të shtënave në plazhin e famshëm ”Bondi”, tha policia.

Sipas transmetuesit kombëtar australian ABC, njëri nga dy personat e armatosur ishte midis të vdekurve dhe sulmi la gjithashtu 12 persona të plagosur.

Share This Article