Masakrohet në Moskë vajza e ministrit të Putin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një modele 17 vjeçare u gjet e masakruar me thikë ditën e djeshme në një ndërtesë të braktisur në rrethinat e Moskës.

Viktima Eva Sibatullina u gjet e mbuluar në gjak nga babai i saj, Marat Sibatulin, ministër rajonal i ndërtimit të rajonit pranë Moskës.

Vajza dyshohet se u vra nga i dashuri i saj xheloz, i cili u vetëdorëzua me pas në polici nga i ati, ku dhe rrëfeu krimin e rëndë.

Eva studionte në liceun ekonomik Plekhanov dhe kishte qenë me dy shokë kur mbërriti i dashuri i saj.

Më pas ajo kishte qëndruar vetëm me të dyshuarin dhe mes tyre shpërtheu një zënkë që degradoi deri në ekzekutimin e saj.

Share This Article