Masakroi me thikë studenten që refuzoi propozimin për martesë, gjykata kërkon që të varet live në TV

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e tmerrshme ndodhi më 20 qershor jashtë universitetit Mansoura pranë Deltës së Nilit, në Egjipt.

Mohamed Adel, 21 vjeç, vrau me thikë shoqen e tij të klasës në universitet, Naira Ashraf, e cila e kishte refuzuar atë për martesë. Më 6 korrik, gjykata e dënoi të riun me vdekje.

Së fundmi, gjykata ka bërë thirrje që ekzekutimi të transmetohet drejtpërdrejt në televizor për të penguar krime të ngjashme që të mos ndodhin në të ardhmen.

Gjykata i ka dërguar një letër parlamentit, ku ndër të tjera shkruhet: “Transmetimi, qoftë edhe i një momenti në nisje të procesit, mund të arrinte qëllimin e parandalimit”.

Share This Article