Masat anti-Covid në Angli mund të përfundojnë këtë muaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjitha masat COVID në Angli, përfshirë dhe rregullin për vetëizolim, mund të përfundojnë në fund të këtij muaji, ka deklaruar të mërkurën kryeministri britanik, Boris Johnson.

Sipas masave aktuale, secili që del pozitiv për COVID-19 duhet të vetëizolohet për të paktën pesë ditë.

Kufizimet aktuale do të skadojnë me 24 mars.

Mirëpo, kryeministri Johnson u ka thënë ministrave të tij se masat mund të përfundojnë më herët pavarësisht se trendi i rasteve pozitive është duke vazhduar.

Ai tha se kishte ndërmend të kthehej pas pushimit parlamentar – i cili zgjat nga e enjtja deri më 21 shkurt për të përshkruar strategjinë e qeverisë për të jetuar me COVID.

“Është qëllimi im që të kthehem në ditën e parë pas pushimit parlamentar për të paraqitur strategjinë tonë për të jetuar me COVID”, ka thënë Johnson.

Në janar, Johnsoni ka thënë se ai priste që kufizimet të përfundonin përgjithmonë kur të skadonin më 24 mars, dhe la të kuptohet se ato mund të hiqen më shpejt.

Share This Article