ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor 60 minutes ago
Tërmeti në Afganistan, numri i të vdekurve kalon 1.400 1 hour ago
Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine 1 hour ago
Nuk arriti të siguronte karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani! Ja pozicioni që do të ketë 1 hour ago
Britani, rregulla të reja për azilkërkuesit! Starmer “kërcen” nga belaja 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shendetesi

Masat për ndërrimin e viteve/ Ministrja Koçiu: Afro 2 mijë punonjës të shëndetësisë në gatishmëri të qytetarëve

albnews by albnews
29 December, 2023
in Shendetesi
0
Masat për ndërrimin e viteve/ Ministrja Koçiu: Afro 2 mijë punonjës të shëndetësisë në gatishmëri të qytetarëve

RelatedPosts

Britania ndërton stetoskopin me “AI”, pajisja e re diagnostikon në 15 sekonda problemet më të zakonshme kardiake

Pse gjumi para mesnatës ndryshon gjithçka

Kina realizon transplantin e parë në botë të mushkërive të derrit te njeriu

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se janë afro 2 mijë punonjës të sistemit shëndetësor që do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë 24 orëve për qytetarët gjatë ndërrimit të viteve.
Në një prononcim për gazetarët, ministrja Koçiu deklaroi se janë marrë të gjitha masat për të ofruar ndihmën shëndetësore për çdo qytetar dhe për të qenë pranë tyre në çdo kohë.
“Do të jenë në gatishmëri të gjitha strukturat shëndetësore në të gjithë vendin, përfshirë këtu spitalet rajonale dhe bashkiake, por jo vetëm edhe strukturat e sistemit parësor. Janë 31 struktura të sistemit parësor që do të jenë në gatishmëri përgjatë festave të fundvitit. Janë afro 2 mijë personel shëndetësor, mjekë dhe infermierë të cilët do të jenë në gatishmëri për të shërbyer për çdo nevojë që mund të kenë qytetarët gjatë ndërrimit të viteve”, theksoi Koçiu.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu e vuri theksin dhe tek urgjencat pediatrike për fëmijët, të cilat tha se janë 4 qendra shëndetësore në Tiranë që do e ofrojnë këtë shërbim gjatë ndërrimit të viteve.
“Janë 4 qendra shëndetësore në Tiranë, të cilat do të ofrojnë urgjencën pediatrike për të gjithë të vegjlit. Pra, kushdo që ka një urgjencë pediatrike me fëmijët e tij, t’i drejtohet qendrave shëndetësore do të jenë të hapura 24 në 7 përgjatë gjithë sezonit, jo vetëm gjatë fundvitit. Qendrat shëndetësore që janë të hapura, ajo Nr.6 në Kombinat, Qendra Shëndetësore Nr.7 pranë Oxhakut, Qendra Shëndetësore Nr.8 pranë sheshit Wilson apo Tiranës së Re dhe Qendra Shëndetësore”, rikujtoi ministrja e Shëndetësisë.
Ministrja nënvizoi gjithashtu se edhe Urgjenca Kombëtare do të jetë në gatishmëri të shtuar përgjatë fundvitit jo vetëm për të koordinuar autoambulancat në të gjithë vendin, por edhe për të ofruar ndihmën e parë të urgjencës për çdo qytetarë që do të ketë nevojë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

2 September, 2025
Tërmeti në Afganistan, numri i të vdekurve kalon 1.400

Tërmeti në Afganistan, numri i të vdekurve kalon 1.400

2 September, 2025
Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

2 September, 2025
Nuk arriti të siguronte karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani! Ja pozicioni që do të ketë

Nuk arriti të siguronte karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani! Ja pozicioni që do të ketë

2 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result