Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë (MSh), bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShP), kanë shpërndarë nëpër shkolla materiale vetëdijësuese rreth koronavirusit, është bërë e ditur përmes një komunikate të martën.
MASHTI u ka kërkuar drejtorive komunale të arsimit, që sot e nesër, ora e parë e mësimit t’i kushtohet këtij virusi, përkatësisht nxënësve t’u mësohen masat parandaluese, bazuar në udhëzimet e Institutit Kombëtar për Shëndet Publik.
“MAShTI i ka udhëzuar DKA-të që t’i pajisë shkollat me material higjienik dhe të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare”, thuhet në komunikatën e MASHTI-t.