Nga banesa ku po vuan arrestin në shtëpi, Jamarbër Malltezi, hodhi akuza ndaj SPAK se kanë gënjyer në aktakuzën që kanë marrë të pandehur atë vetë dhe kreun e PD, Sali Berishën. Në një deklaratë për mediat, Malltezi pohoi se SPAK ka gënjyer në aktakuzë dhe i cilëson ata si shërbyes të Edi Ramës.
“Qysh në faqen 3 kanë bërë një shënim, koment politik në të cilin thonë, Jamarbër Malltezi shfaqet si një person i pushtetshëm, por në asnjë pjesë të aktakuzës nuk kanë asnjë dokument, asnjë letër të Jamarbër Malltezit në asnjë nga institucionet e shtetit shqiptar deri në 2009 që ka mbaruar procesi.
Interesante është që në asnjë nga faqet e akuzës nuk ka asnjë dëshmi, nuk del asnjë njeri që të thotë që Sali Berisha, apo Jamarbër Malltezi ka bërë presion për çfarëdolloj gjëje.
Unë jam 1 në 510 mijë shqiptarë të cilëve i është kthyer toka e vjedhur padrejtësisht nga shteti komunist shqiptar. Më është kthyer më pak se 1%, vetëm410 metra. Por unë jam i burgosur politik, sepse kështu ka urdhëruar Edi Rama dhe falangat e Sorosit në drejtësi.
Pse gënjeu SPAK-u, pra? Pse tha SPAK-u që janë bërë shpejt, kur procesi i kthimit të pronës ka marrë 12 vjet, ndërsa privatizimi për mbi 4 vjet. Çfarë halli i shtyu këto prokurorë shërbyes të Edi Ramës të gënjejnë?