Mashtronin italianët e grekët për të investuar para në tregje fiktive, Policia arreston 6 persona, në kërkim administratori i Call Centerit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona të cilët kryenin veprimtarinë e paligjshme të mashtrimit kompjuterik përmes call center-it.  

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e subjektit 31-vjeçarin  Julian Markaj ndërsa ka arrestuar 6 të punësuarit, mes tyre përgjegjësin e firmës dhe shefen e personelit.

Konkretisht janë arrestuar: përgjegjësi 35-vjeçar Ermion Markaj, shefja e personelit 29-vjeçarja Patricja Radovani, 27-vjeçari Donald Toma, 36-vjeçari Areteo Butsi, 29-vjeçari Emanuele Jaho, dhe 34-vjeçari Fiodor Ziu.

Në ambientet e këtij subjekti, Policia ka gjetur 53 operatorë të cilët mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, që të investonin para në tregje fiktive. Punonjësit e subjektit ishin punësuar në mënyrë të paligjshme dhe mashtronin shtetas të huaj.

Nga aksioni, janë sekuestruar 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë, që u gjetën në ambientet e call center-it.  

Share This Article