Një manipulues i njohur që është ndaluar të hyjë në të gjitha dyqanet e bixhozit në Britani, thotë së fundmi se e kanë grabitur pasi shfaqte tufat me rreth 100,000 paundë në rrjetet online.
Jason Haddigan është një bixhozxhi dhe manipulues i njohur sipas kompanive të basteve në Britani, të cilat thonë se përdorte mashtrimin me bileta të rreme bastesh për të tërhequr paratë.
Ato thotë se ai me ndihmën e babait të tij Brian dhe bashkëounëtorit Neil Cole, ka vdeshur mijëra paundë.
Ndërsa vetë Haddigan refuzon akuzat duke thënë se kompanitë thjesht nuk durojnë dot faktin se ai mund të fitojë para në dyqanet e tyre.
Nga qershori 2012 deri në shkurt 2013, treshja kishin përfituar të paktën 15,670 paundë nga rreth 30 dyqane bastesh të kompanive Ladbrokes, William Hill e M Cook, me ‘manipulimet’ e tyre.
Por fushatës së tyre i erdhi fundi në 2014 kur Haddigan u kap me presh në duar dhe u ndalua të hynte në të gjitha dyqanet e basteve në Britani.
Mashtruesi u dënua me burg por është treguar i hapur për të kaluarën e tij duke shkruar librin biografik me titull “Si dhe pse i mashtroja dyqanet e basteve”, në vitin 2017.
Rrjedhimisht ai u dënua përsëri në vitin 2021, por prej lirimit ka fituar njëfarë fame dhe ftohet shpesh në programe zbavitëse të komentatorëve online.
Në një program të tillë podcast me James English, Haddigan mbajti një bisedë të gjatë, ku pranoi dhe grabitjen. Drejtuesi i emisionit e pyeti nëse dikush nga personat që kishte mashtruar ‘kishte marrë hak ndaj tij’.
Duke qeshur, Haddigan u përgjigj: “Sa mirë që më pyete për këtë, sepse javës që shkoi më vodhën në shtëpi”.
“Nuk isha grabitur ndonjëherë në shtëpi por më duket se vjen nga videot e mia në TikTok, Instagram, ku ulem në tavolinë me tufa parash deri në 100 000 paundë.
“Kam qejf të tallen me disa ziliqarë në rrjetet sociale, dua t’i tërboj duke u treguar paratë”.
Në video Haddigan qëndron në shtëpi me £100,000 në tavolinë, teksa ofron këshilla për ata që janë të varur nga bixhozi.
“Nëse luan bixhoz dhe të ka dalë jashtë kontrolli, duhet ta kuptosh këtë dhe të kërkosh ndihmë. Ka grupe si GamStop, Gamblers Anonymous. Duhet treguar kujdes.”
Ai tregon më tej se ishte grabitur pasi kishte postuar videon disa javë më parë, si dhe fliste për personat e dyshuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale, si disa që e kishin pyetur “A nuk ke frikë mos të grabisin?”