Maska me detyrim, qytetarët ndjekin rregullat e reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga kjo e enjtje, vendosja e maskës është bërë me detyrim dhe në tërësi nga vëzhgimet e bëra nga media në qytete të ndryshme të Shqipërisë, qytetarët e kanë respektuar rregullin e ri.

Në Tiranë shumica e qytetarëve që kanë dalë në rrugë kanë qenë të pajisur me maska. Në vëzhgimet e kryera, ka patur dhe mjaft nga ato raste ku qytetarët nuk e mbulojnë plotëisht fytyrën me maskë, duke lënë jashtë saj pjesën e hundës.

Ka patur po ashtu dhe të ‘pabindur’ të cilët kanë dalë nëpër rrugë pa maska. Në kryeqytet në një sërë pikash kyçe janë nën vëzhgim patrulla policore që do të vëzhgojnë zbatimin e rregullit të ri.

Kujtojmë se gjoba në rast të mosmbajtjes së maskës shkon në 30 mijë lekë të vjetra dhe në rast të përsëritjes së shkeljes, gjoba shkon në 50 mijë lekë të vjetra.

Share This Article