Ngjarja horror sot në Himarë provokoi ashpër opinionin publik duke e kthyer në histeri kolektive pse siguria është zero. Në Shqipëri për ligjin nuk pyet njeri! Një Komisar policie (Shef rendi në Policinë e Elbasanit, Arjan Tase), masakroi sot një fëmijë me gomone. Është një tragjedi ku ngushëllimi është mjaft i varfër për një familje që humbet një 5-vjeçare.
Shqipëria tregoi edhe një herë se është nën pushtetin dhe sundimin e narkotrafikëve. Pushtet që vret fëmijët e qytetarëve të tij. Në cilindo vend të botës të kish ndodhur, jo vetëm që kryeministri dhe gjithë armata e tij do të dorëhiqeshin, por shoqëria do të protestonte me ditë, më javë për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi.
Neglizhenca e shtetit arrin deri aty sa ngre në detyrë çdokënd me precedent penal, dhe e ka kthyer në sistem këtë.
Një qeveri që shet për sukses në tabloidë të blerë, se ka rritje të turizmit, në fakt nuk ka asnjë lloj kulture të tillë.
Një shtet që të ofron pasigurinë se nesër mund të vdesësh nga rastësia, nuk ka asnjë lloj përgjegjësie pse ky vend drejtohet nga shtetarë që vrasin Shqipërinë çdo ditë.
Po pra, tragjedia e sotme në Himarë mund edhe të na ndihmojë t’u japim përgjigje disa pyetjeve, fjala bie pse këtyre funksionarëve të shtetit iu besua vota, një popull që voton kriminelë e sharlatanë janë vetëm bashkëpunëtor atyre që u besuam jetën e na dhanë vdekjen në këmbim.
Nuk është fort për t’u habit se s’ka ende asnjë shkarkim nga detyra të asnjë funksionari të lartë të shtetit (ministër) në mos qofshi duke përgatit kurora me lule, tipike nga ato sjelljet hipokrite tuajat për çdo vaki.
Edi Rama, Mirela Kumbaro Furxhi, Bledi Çuçi, ju jeni përgjegjës direkt të ngjarjes, përderisa keni heshtur deri tani, s’mbeteni gjë tjetër vetëm një qeveri shkërdhate nacionaliste.