Ashtu siç u përfol që në mbyllje të sezonit në Premier League, Manchester United ka realizuar transferimin e shumëkërkuar të mesfushorit anglez të Chelsea-t, Mason Mount.
Talenti që shihej si kapiteni i ardhshëm i Chelsea ka hedhur firmën në kontratën me “Djajtë e Kuq”, me marrëveshjen mes klubeve që është finalizuar për 60 milionë paund.
United konfirmoi lajmin në llogaritë në rrjetet sociale, duke publikuar foto të Mount me fanellën e kuqe, e cila fshihte një tjetër surprizë të madhe.
Mount që largohet nga “Stamford Bridge” pas 18 vitesh me Blutë e Londrës, do të mbajë në fanellë shtatën e famshme të Cristiano Ronaldos për të rikthyer edhe njëherë shpresën te tifozët e “Djajve të Kuq”.
24-vjeçari largohet nga Chelsea me një medalje të Ligës së Kampionëve dhe si shembull i sakrificës e suksesit pasi kaloi të gjithë hapat nga akademia e tyre deri kur u bë pjesë e ekipit të parë në 2019.