Connect with us

Bota

Matematika e Covid-19. Një busull për t’u orientuar në këto orë dramatike, nga shkenca e epidemive

Published

on

Çfarë do të thotë që raporti i përhapjes duhet të zbresë nga 2.5, në 1?

Një person i infektuar nga koronavirusi, në mungesë të masave për zbutjen e epidemisë, infekton mesatarisht 2.5 njerëz. Secili prej këtyre, nga ana e vet, infekton 2.5 të tjerë mesatarisht. Me këtë progresion mjaftojnë tre “breza” të infektuarish, për të kaluar nga një i infektuar në tridhjetë. Dhe kjo e shpjegon ecurinë eksponenciale që karakterizon fazat fillestare të epidemisë. Por R0, numri bazë i riprodhimit të virusit (ky është emri teknik i parametrit, i cili në rastin e Covid-19 është 2.5) është ai i fotografuar në “kohën zero”, në fillim. Sepse ndryshon gjatë epidemisë, madje në fazat e parë të saj mund edhe të rritet, për shembull në spitale ku shtohen të sëmurët dhe infektohet edhe personeli mjekësor. Me marrjen e masave të frenimit fillon të bjerë, dhe kështu ndodh edhe nëse të shëruarit fitojnë imunitet ndaj virusit, i cili kështu ka një popullsi më të vogël se ku të përhapet. Objektivi është të arrihet që numri i riprodhimit të shkojë mesatarisht më pak se 1.

Pse nëse zbret nga vlera e parë në të dytën, është lajm i mirë?

Sepse nëse një i prekur infekton mesatarisht më pak se një person, epidemia ndalet. Prandaj është e rëndësisihme që për emergjencën e koronavirusit, numri i riprodhimit të zbresë nga ai fillestar, 2.5, në më pak se 1, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Advertisement

Pse një kurbë infeksioni që ngjan më shumë me një kodër, është më mirë se sa një kurbë e ngjashme me një mal?

Një kurbë infeksionesh që e ka pikun shumë të lartë do të thotë se shumë njerëz sëmuren në një kohë më të shkurtër. Pasojat mund të jenë shkatërirmtare për sistemin shëndetësor, sepse të sëmurët do të kenë nevojë të kurohen të gjithë njkohësisht. Veç kësaj, në një situatë të tillë, infeksioni fiton më shumë forcë për shkak se spitalet shndërrohen në vende përqëndrimi dhe përhapjeje të tij. Masat e distancimit social vlejnë për të “rrafshuar” kurbën e të prekurve, duke bërë që piku të arrihet më vonë dhe me një lartësi më të ulët. Në fund numri i të prekurve mund të jetë i njëjtë si në rastin e parë, por do të ishin të shpërndarë në një periudhë më të gjatë kohe, dhe kështu sistemi shëndetësor do të kishte kohën e mjaftueshme për të kuruar ata që kanë nevojë në fazën e parë të epidemisë, për t’iu dedikuar më pas atyre që e marrin virusin në javët pasardhëse. Dhegjithashtu spitalet, kështu nuk do të ishin në kolaps dhe njëkohësisht nuk do të ishin vende përqëndrimi të infeksionit, duke e reduktuar kështu numrin total të të vdekurve. Në vitin 1918, gjatë epidemisë së Gripit Spanjoll, qyteti i Filadelfias priti dy javë nga rasi i parë, përpara se të vendoste masat e distancimit social. St. Louis e bëri vetëm pas dy ditësh. Në rastin e parë, ecuria e epidemisë ishte “si një mal”, dhe në fund u numëruan 16 mijë të vdekur. Në rastin e dytë kurba ishte si një kodër, dhe të vdekurit ishin afro 700.

Pse modelet bazohen në statistika parashikuese, por ne nuk jemi në gjendje të parashikojmë pikun?

Advertisement

Ka modele që përpiqen të parashikojnë pikun, por mes ekspertëve ka nga ata që mendojnë se variablat në lojë janë shumë dhe janë pak të kontrollueshme, për shembull niveli i zbatimit nga popullsia të masave që ka vendosur qeveria. Nga pikëpamja matematikore, afrimi i pikut të infeksioneve manifestohet kur kurba e epidemisë shënon një lakim, domethënë kur bëhet nga konkave në konvekse. Për momentin, në kurbën e infeksioneve në Itali, ky variacion nuk është vërejtur ende.

Çfarë dallimi ka mes kurbës së infeksioneve dhe zbatimit ose jo të imunitetit të tufës?

Imuniteti i tufës është ai që teknikisht arrihet përmes vaksinimit. Ndërkohë që bëhet fjalë për imunitet natyral kur shfaqet për efekt të përhapjes së virusit në popullsi. Në të dy rastet imuniteti ul vlerën e numrit të riprodhimit të infeksionit dhe si pasojë e ngadalëson epideminë, deri sa e ndal. Po sa është përqindja e popullsisë, që duhet të jetë imune me qëllim që kjo të ndodhë? Varet nga R0, numri bazë i riprodhimit të virusit. Nëse R0 është 2, epidemia ndalet kur janë imunë 50% e popullsisë. Nëse R0 është 3, rezultati arrihet kur janë imunë 67% e popullsisë.

Advertisement

Në rastin e koronavirusit (R0=2.5), imuniteti i tufës arrihet kur të jenë imunë 60% e popullsisë. Dhe ky ishte në fakt objektivi i kryeministrit britanik, Boris Johnson, përpara se të rishikonte masat dhe të adoptonte masa si ato të Italisë. Imuniteti (natyror ose ii tufës) e rrafshon kurbën epidemike dhe parandalon shpërthimin e vatrave të reja. Megjithatë mund të rishfaqen momente kulmore të infeksionit, kur popullsia humbet imunitetin e tufës, për shembull për shkak të ndryshimit të brezave (vdesiin të moshuar imunë dhe lindin fëmijë joimunë). Për këtë arsye imuniteti i një popullsie ruhet me vaksina.

Nga të dhënat e personave pozitivë të testuar me tamponë dhe të vdekurve, a mund të mbërrihet në një shifër të të prekurve realë (asimptomatikë ose jo)?

Mund të bëhet një vlerësim, duke u nisur nga të vdekurit e sotëm, sa ishin të prekur dy javë më parë, duke supozuar gjithmonë që njerëzit vdesin ekzaktësisht dy javë pas infektimit dhe që vdekshmëria (raporti mes të vdekurve dhe atyre pozitivë ndaj virusit) është diku mes 1 dhe 5%. Dje në Itali vdiqën 427 persona. Nëse vdekshmëria e Covid-19 është 1%, do të thotë që të enjten e dy javëve më parë janë prekur afro 42700 persona. Nëse vdekshmëria do të ishte 5%, do të thotë që atë ditë të dy javëve më parë janë prekur 8540 italianë. Domethënë numri real i të prekurve të rinj në 5 mars është diku mes 8540 dhe 4200. Ndërkohë që të dhënat zyrtare të asaj dite flisnin për vetëm 509 raste. / LaRepubblica – Bota.al

Advertisement
Continue Reading

Bota

Përleshje vdekjeprurëse midis protestuesve dhe forcave të sigurisë, ndërsa trazirat në Iran shtohen

Published

on

By

Trazirat në rritje në Iran raportohet se kanë marrë më shumë jetë njerëzish në ditën e pestë të protestave kundër kostos në rritje të jetesës.

Si agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars, ashtu edhe grupi i të drejtave të njeriut, Hengaw, thanë se dy persona kishin vdekur gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin Lordegan, në Iranin jugperëndimor. Tre persona të tjerë u vranë në Azna dhe një tjetër në Kouhdasht, raportoi Fars, të gjithë në perëndim të vendit.

Të enjten, videot e postuara në mediat sociale treguan makina të djegura gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Shumë protestues kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund sundimit të udhëheqësit suprem të vendit. Disa kanë bërë thirrje gjithashtu për një kthim në monarki.

Advertisement

Ndërsa dita kalonte, vinin më shumë raportime për trazira në të gjithë vendin, në ditën e pestë të protestave, të shkaktuara nga një rënie e monedhës.

Videot e verifikuara nga BBC Persian tregojnë protesta në qytetin qendror të Lordegan, kryeqytetin Teheran dhe Marvdasht në provincën jugore Fars që u zhvilluan të enjten.

Fars raportoi se në Lordegan u vranë dy persona, duke cituar një zyrtar të informuar. Raporti nuk specifikoi nëse të vrarët ishin protestues apo anëtarë të forcave të sigurisë. Gjithashtu raportoi tre vdekjet në Azna, në provincën fqinje Lorestan, pa specifikuar nëse kishte protestues apo zyrtarë të sigurisë.

Advertisement

Grupi i të drejtave të njeriut Hengaw tha se dy të vrarët në Lordegan ishin protestues, duke i identifikuar ata si Ahmad Jalil dhe Sajjad Valamanesh.

BBC Persian nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur vdekjet.

Mediat shtetërore thanë se një anëtar i forcave të sigurisë të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC) u vra në përleshjet me protestuesit të mërkurën në mbrëmje në qytetin Kouhdasht, në provincën perëndimore Lorestan.

Advertisement

BBC nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë këtë dhe protestuesit thonë se burri ishte një nga ata dhe u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë.

13 oficerë të tjerë policie dhe anëtarë të Basij u plagosën nga hedhja e gurëve në zonë, tha raporti i medias shtetërore.

Shkollat, universitetet dhe institucionet publike u mbyllën në të gjithë vendin të mërkurën, pasi autoritetet shpallën ditë pushimi bankar në një përpjekje të dukshme për të shuar trazirat.

Advertisement

Në dukje ishte për të kursyer energji për shkak të motit të ftohtë, megjithëse shumë iranianë e panë si një përpjekje për të frenuar protestat.

Ato filluan në Teheran – midis dyqanxhinjve të zemëruar nga një tjetër rënie e ndjeshme e vlerës së monedhës iraniane kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.

Deri të martën, studentët e universitetit ishin të përfshirë dhe protestat ishin përhapur në disa qytete, me njerëz që brohorisnin kundër sundimtarëve klerikë të vendit.

Advertisement

Protestat kanë qenë më të përhapurat që nga një kryengritje në vitin 2022 e shkaktuar nga vdekja gjatë paraburgimit e Mahsa Amini, një gruaje të re e cila u akuzua nga policia e moralit se nuk e mbante siç duhet vellon. Por ato nuk kanë qenë në të njëjtën shkallë.

Për të parandaluar çdo përshkallëzim, raportohet për masa të rrepta sigurie në zonat e Teheranit ku filluan demonstratat.

Presidenti Masoud Pezeshkian ka thënë se qeveria e tij do t’i dëgjojë “kërkesat legjitime” të protestuesve.

Advertisement

Por prokurori i përgjithshëm, Mohammad Movahedi-Azad, ka paralajmëruar gjithashtu se çdo përpjekje për të krijuar paqëndrueshmëri do të përballet me atë që ai e quajti një “përgjigje vendimtare”.

Continue Reading

Bota

24 të vdekur nga një sulm me dron ukrainas, në Kherson

Published

on

By

Të paktën 24 persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në një hotel dhe kafene në Kherson gjatë festimeve të Vitit të Ri, tha Vladimir Saldo, guvernatori i emëruar nga Rusia i rajonit në jug të Ukrainës.

Në një postim në Telegram, Saldo sqaroi se sulmi ndodhi në Horli, një fshat bregdetar pranë gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar.

Continue Reading

Bota

Kaos dhe dhunë në Holandë gjatë Vitit të Ri, viktima dhe të plagosur nga fishekzjarret

Published

on

By

Policia holandeze njoftoi të enjten se gjatë festimeve të natës së Vitit të Ri është përballur me një valë dhune të paprecedentë. Oficerët e rendit u sulmuan me fishekzjarre dhe mjete shpërthyese, ndërsa incidente të shumta u regjistruan në qytete të ndryshme të vendit, duke përfshirë sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve.

Sipas BBC, në Amsterdam u përfshi nga flakët kisha historike Vondelkerk, e ndërtuar në vitin 1872 dhe e vendosur pranë parkut Vondelpark. Zjarri shpërtheu në orët e para të Vitit të Ri, duke shkaktuar shembjen e kullës 50 metra të lartë dhe dëmtime të rënda në çati. Autoritetet bëjnë të ditur se, megjithë dëmet, struktura e kishës pritet të mbetet e qëndrueshme.

Mediat lokale raportuan për dy viktima në Holandë si pasojë e incidenteve me fishekzjarre: një 17-vjeçar nga Nijmegen dhe një burrë 38-vjeçar nga Aalsmeer. Ndërkohë, në Rotterdam, spitali i specializuar për sëmundjet e syrit trajtoi 14 persona me lëndime të rënda okulare, mes tyre 10 të mitur, dhe dy pacientë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ngjarje të rënda u shënuan edhe në Gjermani, ku policia e qytetit Bielefeld konfirmoi se dy të rinj 18-vjeçarë humbën jetën pasi përdorën fishekzjarre të prodhuara artizanalisht.

Në qytetin jugor holandez Breda, forcat e policisë u sulmuan me bomba benzine. Kryetarja e Unionit të Policisë, Nine Kooiman, deklaroi se edhe vetë është goditur me fishekzjarre dhe eksplozivë gjatë shërbimit në Amsterdam, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të dhunshme dhe të paprecedentë.

Advertisement

Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, shpenzimet për fishekzjarre këtë vit arritën në 129 milionë euro, shifër rekord. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndalimi i fishekzjarreve jozyrtare pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania6 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK6 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania3 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota4 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota4 days ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending