Matja e temperaturës nga kamerat/ Bota në kërkim të ‘termometrit’ të masës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse bota po përpiqet t’i kthehet normalitetit, pandemia vazhdon të jetë e pranishme. Në hyrje të shumë bizneseve, duke respektuar masat anti-Covid, njerëzve duhet tu matet temperatura para se ata të lejohen hyjnë në mjediset brenda. Por në shumë raste përdorimi i termometrave të dorës mund të mos jenë praktik dhe i efektshëm. E për këtë arsye po kërkohën zgjidhje më inovatore e praktike siç janë sistemet që masim temperaturën e trupit me anë të kamerave. Sistemet me imazhe termike lejojnë që të matet temperatura pa qënë nevoja që dikush të jetë fizikisht pranë personit që po monitorohet. Kërkesa për këto lloj pajisjesh po rritet në mënyrë të ndjeshme në mbarë botën.

Shumë kompani kanë prodhuar aparate me rreze infra të kuqe që masin temperaturën e trupit. Ndërsa pajisjet që masin temperaturën mund të parandalojnë përhapjen e sëmundjes, zyrtarët e shëndetësisë sugjerojnë më shumë testime për të diagnostikuar Covid-19.

Share This Article