Maturantët shqiptarë kthehen në shkollë në 18 maj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 18 maj maturantët shqiptarë do të kthehen në shkollë për t\u përgatitur për provimet e Lirimit, të cilat do të realiyohen në do të shkojnë në shkollë në 8 dhe 18 qershor. Në këto provime nuk do të përfshihen temat e realizuara në kohën e pandemisë. Këtë e bëri të ditur në konferencën për shtyp,  ministrja e arsimit Besa Shahini e cila shtoi se nesër ose pasnesër do të publikohet edhe rregullorja për mbarëvajtjen e procesit shkollor. Po ashtu, Shahini tha se do të anulohen provimet e klasës së 5 dhe të 9. Ajo theksoi se “Marr parasysh që provimet e lirimit të klasës së 9 nuk e mbajnë të njëjtën peshë si provimet e maturës dhe duke qenë se nuk e sigurojmë dot kthimin në shkollë për nxënësit e klasës së 9. Notat e provimit të lirimit të klasës së 9 do të kalkulohen duke aplikuar formulën e vlerësimit të notave të shkollës me komisione në shkollë, por për detajet ju njoftojmë në vijim“.

Share This Article