Max Verstapen fiton Kampionatin e Formula 1

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Max Verstappen shpallet zyrtarisht kampion bote në Formula 1, pas garës së zhvilluar në pistën e Suzukas e cila startoi me dy orë vonesë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Holandezi arriti në këtë mënyrë të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar pasi kompletoi një garë të dominuar tërësisht prej ti edhe pse kushtet e pistës ishin shumë të rrezikshme.

Në vendin e dytë u rendit Sergio Perez që përfitoi nga dënimi me 5 sekonda i Charles Leclerc, i cili preu vijën e finishit i dyti, por zbriti në shkallën e fundit të podiumit.

Leclerc u penalizua nga komisarët e garës menjëherë pas përfundimit por askush nuk e kuptoi fillimisht që me këtë vendim titulli u zyrtarizua për Verstappen, i cili vetë u gjend i papërgatitur.

Share This Article