May do të largohet pasi pasuesi i saj të marrë besimin në Parlament

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Theresa May që nesër dorëhiqet formalisht nga drejtimi i Partisë Konservatore, duke e hapur zyrtarisht garën për zgjedhjen e pasuesit të saj deri në fund të korrikut, do të largohet nga posti i kryeministres angleze vetëm pasi lideri i ri të ketë kaluar mocionin e besimit në Parlament, njoftoi kryeministria britanike.

Teknikisht, May mund t’i lërë menjëherë vendin liderit të ri të konservatorëve, pasi ky të zgjidhet.

Megjithatë, nuk duket se ka për synim të lërë para kohe një boshllëk pushteti në Downing Street, nën sfondin e hipotezës së ngritur nga opozita laburiste për një mocion mosbesimi të menjëhershëm në Dhomën e Komuneve ndaj liderit të ardhshëm konservator.

Mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për Boris Johnson, Dominic Raab apo ndonjë mbështetës tjetër potencial të një Brexit të ashpër pa marrëveshje, ishin shprehur laburistët./ATSH/ 

Share This Article