May e vendosur të dalë nga BE-ja në mars

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se është e vendosur ta dorëzojë marrëveshjen e Brexit në kohë, përpara bisedimeve për bllokadën me irlandezët.

Kryeministrja tha se do të kthehej në Bruksel me një “mandat të ri, ide të reja dhe vendosmëri të përtërirë”.

Deputetët kanë votuar për të kërkuar një “marrëveshje alternative” ku garantohet që kufiri i Irlandës së Veriut mbetet i hapur pas Brexit.

Por zëvendëskryeministri irlandez, ka thënë nuk ka marrëveshje alternative të besueshme.

Simon Coveney tha se “BE nuk do të rinegociojë marrëveshjen e tërheqjes dhe nuk do të ketë marrëveshje për tërheqje pa kthim mbrapa”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply