May i kërkon deputetëve ta mbështesin planin e Brexit-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministrja britanike, Theresa May u kërkoi sot deputetëve që të mbështesin planin e saj për të nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian, në një seri votimesh që do të zhvillohen deri më 29 mars.

Zëvendësi i May, David Lidington, hapi një debat parlamentar me një kërkesë ndaj deputetëve në dhomën kryesore, atë të Komuneve, që të mbështesin lëvizjen e saj në procesin e Brexit, shkruan ATSH.

Nga ana tjetër laburistët kanë kërkuar që Britania e Madhe të qëndrojë në një union doganor të përhershëm dhe të pranueshëm me BE-në pas Brexit si dhe të ketë lidhje të ngushta me tregun unik evropian. Lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn tha se ai do të mbështesë një referendum të dytë mbi Brexit nëse, ashtu siç pritet, propozimi i partisë së tij humbet në Parlament.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply