ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne UK 4 hours ago
‘Ushtria në hije’ që ndihmon presidentin afatgjatë të Ugandës të mbajë pushtetin nën kontroll të hekurt 5 hours ago
Zelensky do të paraqesë ankesë për raketat në SHBA pas telefonatës Trump-Putin 5 hours ago
Mbahet sot në Tiranë Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi 2025, mbi 1,500 pjesëmarrës 5 hours ago
Kosova vjen në Shqipëri për UÇK-në, nisin kalimet në pikën kufitare të Morinës dhe Rrugën e Kombit 5 hours ago
Next
Prev
Home UK

May kërkon mbështetje për Brexit për herë të tretë

albnews by albnews
22 March, 2019
in UK
0
Deputetët britanikë votojnë kundër daljes nga BE-ja pa marrëveshje për BREXIT
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me Bashkimin Europian që pranoi të shtyjë “Brexit”-in përtej 29 marsit, kryeministrja britanike Theresa May do të rikthehet në vendin e saj më vonë gjatë kësaj të premteje, e do të përpiqet të bindë ligjvënësit të mbështesin marrëveshjen e shkëputjes të negociuar prej saj.

Mbrëmjen e vonë të së enjtes, pas gati 8 orë bisedimesh, udhëheqësit e BE-së ranë dakord të shtynin “Brexit”-in deri më 22 maj, gjithnjë nëse ligjvënësit britanikë miratojnë paktin e Mayt gjatë javës së ardhshme. Nëse ata nuk e miratojnë atë, atëherë shtyrja do të jetë në një afat më të shkurtër, deri më 12 prill, pikë në të cilën Britania e Madhe duhet të përcaktojë hapat e ardhshëm të saj, ose të largohet pa një marrëveshje nga blloku.

May tha se ligjvënësit britanikë kanë tashmë një “zgjedhje të qartë” për të bërë.

RelatedPosts

Tifozët izraelitë ndalohen në Angli

Franca dhe Britania po punojnë për rezolutën “për një forcë ndërkombëtare në Gaza”

Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV

Duke folur të enjten, pasi priti që 27 krerët e vendeve të BE-së të merrnin vendim në samitin që po zhvillohej në Bruksel, kryeministrja tha se tashmë i duhet “të punojë fort për të siguruar mbështetje rreth marrëveshjes së saj”.

Ligjvënësit britanikë priten të votojnë për të tretën herë mbi marrëveshjen e shkëputjes gjatë javës së ardhshme, pavarësisht se kreu i Dhomës së Komunëve, John Bercoë tha se në tryezë duhet të shtrohet diçka e ndryshme në thelb për t’u votuar.

Marrëveshja e natës së të enjtes nënkupton tashmë se, një “Brexit” pa marrëveshje më 29 mars nuk është më një mundësi, por Britania e Madhe ende mund të shkëputet pa një pakt, nëse ujdia e negociuar nga May nuk miratohet nga ligjvënësit deri më 12 prill.

May mbërriti në samitin e BE-së në Bruksel, gjatë së enjtes, me shpresën se do të bindte BE-në të shtynte “Brexit”-in nga e premtja e ardhshme, një datë e përcaktuar me ligj, deri më 30 qershor. Rastin e prezantoi për rreth 90 minuta përpara homologëve të saj europianë. Por, disa prej krerëve të BE-së e konsideruan Britaninë “një pacient të sëmurë” që “ka nevojë për “kujdes të veçantë”, duke parë pasigurinë që mbizotëron në Parlamentin britanik.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave ne UK

17 October, 2025
‘Ushtria në hije’ që ndihmon presidentin afatgjatë të Ugandës të mbajë pushtetin nën kontroll të hekurt

‘Ushtria në hije’ që ndihmon presidentin afatgjatë të Ugandës të mbajë pushtetin nën kontroll të hekurt

17 October, 2025
Zelensky do të paraqesë ankesë për raketat në SHBA pas telefonatës Trump-Putin

Zelensky do të paraqesë ankesë për raketat në SHBA pas telefonatës Trump-Putin

17 October, 2025
Mbahet sot në Tiranë Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi 2025, mbi 1,500 pjesëmarrës

Mbahet sot në Tiranë Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi 2025, mbi 1,500 pjesëmarrës

17 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result