May mbron bisedimet me opozitën: Nuk pata zgjidhje tjetër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Britain's Prime Minister Theresa May makes a statement on the Brexit negotiations following a European Union summit in Salzburg, at no 10 Downing Street, central London on September 21, 2018. - British Prime Minister Theresa May said Friday the European Union's abrupt dismissal of her Brexit plan was not acceptable, as she conceded talks were "at an impasse". (Photo by Jack Taylor / POOL / Getty Images) (Photo credit should read JACK TAYLOR/AFP/Getty Images)

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka thënë se ka qenë e detyruar të ulet në tavolinën e bisedimeve me laburistët në përpjekje për të arritur marrëveshje për Brexitin.

Përmes një deklarate të publikuar në orët e vona të së shtunës, May tha se ekziston një zgjedhje e qartë mes largimit nga Bashkimi Evropian me marrëveshje dhe qëndrimit në BE.

Disa deputetë konservatorë e kanë kritikuar atë për shkak se kërkoi ndihmnë nga partia opozitare pas dështimit të marrëveshjes në kuvend për tri herë me radhë.

Pavarësisht përpjekjeve, tri ditë të bisedimeve mes qeverisë dhe laburistëve nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.

Kryetari i Partisë Laburiste, e cila është partia më e madhe opozitare, tha se është duke pritur që të lëvizen vijat e kuqe dhe se deri tash nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim të madh në qëndrimin e qeverisë.

Ai ndodhet nën presionin e deputetëve të partisë së tij për shkak të kërkesës për referendum në çfarëdo lloji të marrëveshjes që arrihet me qeverinë. 80 deputetë laburistë kanë kërkuar zyrtarisht që referendumi të jetë kërkesa kryesore në negociatat me kryeministren britanike.

Deputetët britanikë ende nuk e kanë miratuar marrëveshjen për largimin e vendit nga BE-ja, ndonëse afati i fundit për ta bërë një gjë të tillë është data 12 prill, shkruan “BBC”.

Share This Article