May rrit pagat e milion zyrtarëve përpara largimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike njoftoi sot një masë për rritjen e pagave të një milion zyrtarëve, gjesti i fundit në favor të tyre nga ana e Theresa May dhe ministrit të saj të Financave, pak para largimit.

”Mësuesit, ushtarët, mjekët dhe policët do të kenë një rritje page këtë vit më të shpejtë se inflacioni, i cili aktualisht po rritet me ritmin e 2% në vit”, njoftoi Thesari britanik në një komunikatë.

Rritjet do të ndryshojnë sipas profesioneve. Një mësues mesatarisht do të ketë një rritje prej 2,75% ose 1000 stërlina në vit, një drejtues i ushtrisë do të fitojë 2,9% më shumë ose 995 stërlina shtesë në vit. Policët do të fitojnë 2,5% deri në 978 stërlina më shumë në nivel vjetor dhe mjekët 1500 stërlina më shumë mesatarisht në vit./ATSH/

Share This Article