Maybach i shqiptarit bëhet hit në TikTok pas aksidentit të pazakontë në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një makinë me targa të Kosovës është përfshirë në një aksident të pazakontë përgjatë një autostrade në Stamboll të Turqisë.

Si rrjedhojë, videoja që tregon pasojat e këtij aksidenti është bërë virale në rrjetin social TikTok, kur vetëm në një video ka marrë mbi dy milionë shikime brenda një dite, transmeton Telegrafi.

Siç mund të shihet, makina luksoze e tipit Maybach kishte përfunduar mbi rrethojat mbrojtëse të rrugëve të autostradës.

Pamjet janë xhiruar nga një makinë tjetër në lëvizje, ku për fat shikohet që dëmtimet nuk janë të mëdha.

Share This Article