Austriaku Matthias Mayer, ka fituar sot titullin olimpik në sllallom të madh në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, duke mbrojtur titullin që e fitoi katër vjet më parë në Pyeongchang.
Mayer ishte i pari që kaloi vijën e finishit me një avantazh prej katër të qindtave të sekondës para amerikanit Ryan Cochran-Siegle. I bronztë doli një nga favoritët më të mëdhenj para garës, norvegjezi Alexander Aamodt Kilde. Ai përfundoi me 42 të qindtat e sekondës prapa fituesit.
Austriaku 31 vjeç u bë skiatori i parë në histori që fitoi medaljen e artë në tri olimpiada të ndryshme dimërore. për
Pos të artave në sllallom të madh në Pekin dhe Pyeongchang, ai fitoi të artën edhe në Sochi më 2014, në disiplinën lëshim.
Gjithashtu, Mayer u bë skiatori i dytë në histori që mbron medaljen e artë në këtë disiplinë, pas norvegjezit Kjetil Andrea Aamodt, që këtë e bëri në lojërat e viteve 2002 dhe 2006.

