Mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Britaninë e Madhe.

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 në 650 zonat elektorale të Anglisë, Uellsit, Skocisë dhe Irlandës së Veriut dhe mund të votohet deri në orën 22:00.

Rezultatet e para do të fillojnë të jepen sot në mbrëmje vonë.

I preferuari është kryeministri aktual, Boris Johnson dhe Partia e tij Konservatore, por sfiduesi kryesor i tij, Jeremy Corbin i laburistëve beson se mund ta mundë atë.

Johnson, i cili ka bërë fushatë nën moton ”Get Brexit done”, synon të nxjerrë vendin nga BE në afatin e ri të 31 janarit 2020, ndërkohë rivali i tij Corbin premton një referendum të dytë për largimin nga Bashkimi Europian.

Për median britanike nuk ka asnjë dyshim.

”Guardian” flet këtë mëngjes për një zgjedhje “historike” dhe ”Independent” i bën jehonë atyre duke e përcaktuar fletën e votimit “me të vërtetë historike”.

Këto janë zgjedhjet e treta (pas atyre të 2015 dhe 2017) në më pak se pesë vjet dhe të parat të mbajtura në dhjetor 100 vitet e fundit./

Share This Article