ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion 1 hour ago
Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar 1 hour ago
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij 1 hour ago
Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit 2 hours ago
Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave

albnews by albnews
20 November, 2025
in Albania, rajoni
0
Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bienalja e 7-të të Arkitekturës Ballkanike (BAB25), me temë “Bauhaus i Ri në Ballkan” u mbajt në kryeqytetin serb në datat 12-20 nëntor.

RelatedPosts

Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion

Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar

Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

Në këtë bienale, disa nga studiot më të mira arkitekturore të rajonit nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Kroacia, Rumania etj prezantuan projektet e tyre, të cilat përpiqeshin t’i qëndronin besnike idealeve Bauhaus që lidhen me qëndrueshmërinë, eko-dizajnin dhe angazhimin e komunitetit, dhe njëkohësisht ishin pasqyrim i parimeve të thjeshtësisë, funksionalitetit dhe holizmit.

Në edicionin e këtij viti të bienales mori pjesë edhe studio arkitekturore nga Durrësi Inceptio, e arkitektit Indrit Hamiti. Ajo u prezantua me projektin Logistic Hub Ozone, një projekt ky që transformon një strukturë ekzistuese në një qendër logjistike, ku arkitektura mishëron rrjedhshmërinë, përshtatshmërinë dhe inovacionin.

Vlen të theksohet në këtë bienale paraqitja mjaft e mirë e studiove shqiptare, të cilat u nderuan me çmime. Mediat serbe raportojnë se “Shqipëria dhe Serbia janë yjet e BAB-it të këtij viti”.

Çmimin e Madh për materializimin më të mirë e fitoi studioja shqiptare SONarchitects me projektin fenomenal të tendës Mozaiku i Tiranës.

Vlen të përmendet këtu se studio në fjalë ka hartuar projektin e zonës historike të Durrësit, projekt ky i AADF-së, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Durrës, i cili po kontestohet shumë së fundmi nga banorët, të cilëve u shemben banesat dhe bizneset.

Ndërkohë, një tjetër çmim të madh në Bienalen e Beogradit e morën autorët shqiptarë Florian dhe Fiona Nepravišta, të cilët fituan në kategorinë e botimeve me veprën e tyre kapitale “Arkitektura dhe dizajni shqiptar”.

Bienalja e 7-të e Arkitekturës Ballkanike, nën emrin Bauhaus i Ri në Ballkan, mblodhi arkitektët më të mirë rajonalë dhe për herë të parë që nga fillimi i saj studiot serbe fituan tre çmime të mëdha dhe disa çmime e vlerësime më të ulëta.

Projekti “Logistic Hub Ozone”, i studios Inceptio

Ky projekt transformon një strukturë ekzistuese në një qendër logjistike ku arkitektura mishëron rrjedhshmërinë, përshtatshmërinë dhe inovacionin. Projekti zhvillohet me zyra përballë rrugës kryesore dhe depo që shtrihen në pjesën e pasme, duke shprehur një dialog midis dukshmërisë dhe dobisë.

Fasada është konceptuar si një narrativë e gjallë: një sistem modular dhe parametrik, ku ritmi dhe variacioni artikulojnë efikasitetin. Çdo modul funksionon si pjesë e një tërësie më të madhe, disa të transformuara në tabela ndriçuese që projektojnë mesazhe nga jashtë, duke e shndërruar ndërtesën në një pikë referimi komunikuese. Fasada kështu shërben jo vetëm si një zarf, por si një zë, duke i folur qytetit ndërsa përshtatet me nevojat në ndryshim të logjistikës.

Duke bashkuar modularitetin, dizajnin parametrik dhe potencialin komunikues, qendra bëhet më shumë sesa infrastrukturë. Është një metaforë për vetë logjistikën: e saktë, fleksibile dhe e ndërlidhur.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion

Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion

20 November, 2025
Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar

Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar

20 November, 2025
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

20 November, 2025
Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit

Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result