ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 9 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 10 hours ago
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët! 10 hours ago
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit 10 hours ago
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 12 hours ago
Next
Prev
Home UK

FOTO/ Mbahet në Angli ekspozita më e madhe në botë për trenat

albnews by albnews
3 August, 2025
in UK
0
FOTO/ Mbahet në Angli ekspozita më e madhe në botë për trenat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në qytetin Derby, në Angli, është hapur një ekspozitë e veçantë e quajtur “The Greatest Gathering”, që konsiderohet si pika e grumbullimit më e madhe në botë e trenave. Eventi po zhvillohet në fabrikën historike të Alstom në Litchurch Lane dhe do të zgjasë deri më 3 gusht 2025.

Vetëm 40 mijë persona arritën të sigurojnë bileta, ndërsa të ardhurat e këtij aktiviteti sipas një artikulli të La Repubblica do të shkojnë për bamirësi.

RelatedPosts

Dukesha e Sussexit, Meghan nis xhirimet e filmit të ri, u rikthye në aktrim pas tetë vjetësh

4 mijë vende të reja pune nga hitet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar/ Zbulohen këngëtarët që kontribuan më shumë

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Panairi përkon me 200-vjetorin e trenit të parë të pasagjerëve me avull në botë, i ndërtuar nga George Stephenson dhe i njohur si Lokomotiva Numër 1. Ky tren ndodhet sot në ekspozitë, përkrah shumë trenave modernë, si Alstom Class 720 Aventra, si dhe trenave të famshëm si Flying Scotsman dhe Pendolino, treni italian me sistem të avancuar për të përballuar kthesat me shpejtësi të lartë.

Fabrika e Alstom në Derby është e vetmja në Britani që projekton, ndërton dhe teston trena për tregun vendas dhe ndërkombëtar. Ka ndërtuar trena pa ndërprerje që nga viti 1839.

Ekspozita përfshin më shumë se 140 mjete hekurudhore, si:

-Lokomotiva me avull më e vjetër në përdorim, Furness Railway Nr. 20,

-Legjendarja Flying Scotsman, e para që arriti 100 milje/orë,

-Treni mbretëror i përdorur nga Mbretëresha Elizabeta II dhe aktualisht nga Mbreti Charles.

Vizitorët mund të udhëtojnë me trena të ndryshëm, në një pistë prove 1.4 km, me lokomotiva me avull, naftë dhe elektrike. Ndër to është edhe Prince, lokomotiva me shina të ngushta më e vjetër në botë ende në përdorim.

Ndërkohë, në Britani ka debate për gjendjen e hekurudhave. Qeveria e re laburiste po rikthen në pronësi publike të gjitha linjat hekurudhore. Gjithashtu, projekti HS2, linja e re e shpejtësisë së lartë nga Londra në veri të Anglisë, është kritikuar si një dështim, për shkak të kostove që janë rritur nga 37 në 100 miliardë paund dhe për shkak të vonesave.

Sipas Alstom, sfidat përfshijnë edhe mungesën e profesionistëve në këtë sektor. Kompania synon që në 10 vitet e ardhshme të zhvillojë trena autonomë, me më shumë kapacitet, efikasitet dhe ndërlidhje, jo vetëm më shumë shpejtësi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

12 November, 2025
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

12 November, 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result