“Mbaj vendin që të takon”, tensione në takimin e Erdoganit me ministrin grek

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi ministrin grek, Nikos Dendias, lidhur me deklaratat në konferencën për shtyp me homologun Mevlut Cavusoglu. Sipas mediave të huaja, Erdogan  ka thënë se takimi që zhvilloi me Dendias ishte miqësor, por që më pas mori rrjedhë tjetër.

Ai ka thënë me tej se ministri i tij i rikujtoi zyrtarit të Athinës të mbante vendin që i takon.

“Takimi ynë u zhvillua në një atmosferë miqësore, por gjatë bisedës me ministrin tonë të jashtëm, çështja mori rrjedhë tjetër. Sigurisht përballë sjelljes së Dendias dhe qëndrimit të tij, ministri i jashtëm i rikujtoi atij vendin që i takon”, u shpreh presidenti turk.

Erdogan shtoi se Turqia e konsideron qëndrimin e ministrit grek si të papërshtatshëm.

Dy vendet janë aleate në NATO, por vijojnë të përplasen lidhur më një sërë çështjesh, të tilla si shtrirja e rafteve kontinentale në Mesdheun lindor, hapësira ajrore, resurset energjetike, Qipro e ndarë etnikisht dhe status i disa ishujve në Egje.  Tensionet arritën kulmin verën e kaluar kur Turqia dërgoi anije shpuese në ujërat e Mesdheut.

Share This Article