Mbajtja e meshës dhe kalimi i Pritafit u zhvilluan mbrëmjen e djeshme në Kishën “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër.

albnews
By
0 Min Read

Nga Amela Qirko Gjirokastër

Dhjetëra besimtarë morën pjesë në ceremoninë e shenjtë, duke ndjekur me qetësi dhe devotshmëri ritin tradicional të Pashkëve Ortodokse.

Flakadanët e ndezur, këndimet liturgjike dhe pritafi i shoqëruar nga klerikët krijuan një atmosferë solemniteti, që përshkoi gjithë oborrin e kishës. Ceremonia u zhvillua në mënyrë të rregullt, ndërsa besimtarët nderuan simbolet e ringjalljes në këtë natë të shenjtë.

Share This Article