Mbante armë zjarri pa leje, policia prangos 67- vjeçarin në Shijak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Durrësit bëri të ditur se ka prangosur një person në Shijak nën akuzën për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”. Në momentin e arresimit shtetasit me inicialet G. Ç., i moshës 67- vjeç, i është sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte.

“Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Penalitetet”, në kuadër të të cilit u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe të armëve të gjahut. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi G. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Çizmeli, Shijak.”- informon policia.

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje, nga 67-vjeçari.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article