Mbappe bëhet lojtari më i ri që i shënon 100 gola për një klub të vetëm në elitë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kylian Mbappe e ka arritur numrin e 100 golave në fanellën e Paris Saint-Germain, pasi shënoi dy herë në fitoren 2:0 kundër ish-klubit të vet Monaco të dielën.

Mbappe shënoi së pari nga penalltia në Parkun e Princave dhe pastaj e dyfishoi epërsinë pasi u shërbye nga Lionel Messi, raporton Gazeta Express.

PSG-ja e forcon kreun falë kësaj fitoreje, pasi tani mbledh 45 pikë në vendin e parë, 13 më shumë se Marseille, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar në vendin e dytë.

Me ato dy gola, Mbappe tani e ka arritur numrin e 100 golave për PSG-në.

Ai është tani lojtari më i ri që i shënon 100 gola për një klub të vetëm në elitë në 70 vitet e fundit të paktën, pasi e arriti këtë në moshën 22-vjeçare e 357 ditë.

Mbappe i kishte shënuar 16 gola për Monacon, para se t’i bashkohej Parisit më 2017.

Share This Article