Mbappe i ka premtuar Realit se do t’i bashkohet në verë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe do ta vazhdojë karrierën në La Liga, saktësisht te skuadra e Real Madridit. “AS” ka shkruar të premten se Mbappe i ka dhënë fjalën krerëve të Realit se do të transferohet në “Santiago Bernabeu” në fund të këtij edicioni.

Ai te Reali do të transferohet si lojtar i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me PSG-në, që i skadon në fund të këtij sezoni.

Francezi 22-vjeçar ka realizuar nëntë gola dhe ka bërë 12 asistime këtë edicion në të gjitha garat për Parisin.

Share This Article