Tifozët e futbollit janë edhe më të bindur se Kylian Mbappe po transferohet te Real Madrid pasi u shfaq një foto duke paketuar gjërat e tij.
Sulmuesit të Paris Saint-Germain i skadon kontrata në fund të sezonit dhe duket se do të largohet si i lirë nga kampionët e Ligue 1.
Real Madridi ka qenë favorit për të marrë nënshkrimin e tij për një kohë të gjatë – me 23-vjeçarin që ishte afër të transferohej në Bernabeu verën e kaluar.
Por, tani një marrëveshje duket se është më afër se kurrë dhe mikesha e tij artiste Ora Ito la të kuptohet se francezi tashmë po i zhvendoste gjërat e tij diku tjetër.
Një foto e publikuar në Instagram tregonte gjërat e Mbappes në kuti dhe ai ishte etiketuar në imazh krahas një emoji duke u lutur.
Në janar, u raportua se fituesi i Kupës së Botës kishte rënë dakord për një marrëveshje 950 mijë euro në javë me Real Madridin.
Mbappe nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’iu bashkuar Real Madridit.
Kur diskutoi dëshirën e tij për t’u larguar, ai i tha RMC në tetor: “Kam kërkuar të largohem, sepse nga momenti kur nuk doja të rinovoja, doja që klubi të merrte një tarifë transferimi në mënyrë që të sillnin një zëvendësues cilësor”.
“Ky klub më ka dhënë shumë, kam qenë gjithmonë i lumtur (gjatë) katër viteve që kam pasur këtu dhe jam akoma”.
“E thashë mjaft herët në mënyrë që klubi të mund të reagonte. Doja që të gjithë të dilnin më të fortë nga kjo, që ne ta lëmë dorë për dore, për të bërë një marrëveshje të mirë dhe e respektova këtë”.
“Unë u thashë: ‘Nëse nuk do që unë të shkoj, do të qëndroj’”, kishte shtuar më tej ai.
Mbappe ka qenë i jashtëzakonshëm për PSG-në këtë sezon, duke shënuar 35 gola në 43 ndeshje.