Mbappe, më i miri i ndeshjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi Kylian Mbappe është shpallur më i miri i ndeshjes në mes të Francës dhe Belgjikës. Franca fitoi 3:2 ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, duke u kthyer pas disavantazhit 2:0.

Mbappe asistoi për Benzeman në golin e parë, shënoi nga penalltia golin e dytë dhe mori pjesë në aksionin e golit të tretë.

“Me ritmin e tij të rrufeshëm dhe instinktin për të kërcënuar golin e kundërshtarit, Mbappe ka inspiruar sulmin e Francës”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.

“Ai hap lojën, tërheq mbrojtësit rreth tij për të krijuar hapësirë për bashkëlojtarët. Merr po ashtu përgjegjësi të plotë për të gjetur pozicionet për të shënuar. Ai bëri diferencën në këtë ndeshje”.

Share This Article