Mbappe mund të mbetet te PSG-ja edhe pas këtij sezoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe mund të mbetet te Paris Saint-Germaini edhe pas përfundimit të sezonit aktual.

Këtë e ka bërë të ditur e ëma e tij, që ka shtuar se negociatat për rinovimin e kontratës me PSG-në po shkojnë shumë mirë përkundër interesimit të Real Madridit për të birin e saj.

Mbappe ishte pranë largimit nga PSG-ja gjatë afatit kalimtar të verës, por ekipi francez refuzoi të gjitha ofertat për sulmuesin.

Madje, Mbappe ditë më parë tha se e kishte njoftuar PSG-në se dëshironte të largohej por që kërkesa e tij nuk u mor parasysh.

“Aktualisht, jemi në negociata me PSG-në për rinovimin e kontratës dhe gjërat po shkojnë shumë mirë. Madje, kam pasur edhe një takim me drejtorin e klubit, Leonardon”, ka thënë Fayza Lamari, e ëma e Mbappes që përfaqëson të birin e saj.

Share This Article